Incineratori i Tiranës, Shehaj: Veliaj e Balluku kishin dijeni për ndryshimin e kontratës

Koordinatorja antikorrupsion në Partinë e Lirisë Brisida Shehaj ka zbardhur të tjera detaje nga skandali i incineratorëve. Pas dokumenteve për evazionin fiskal me 190 milionë euro zbardhen shkeljet e kontratës koncesionare në Tiranë ku Shehaj bën përgjegjës kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj dhe Ministren Belinda Balluku

Madje Shehaj zbulon dhe një dokument të Ballukut si reagim i vonuar pas konstatimit të Ministrisë së Financave.

Brisida Shehaj: Kjo kompani e ka të ndaluar të kryejë transaksione të tjera të cilat janë jashtë objektit të kësaj kontrate koncensionare. Shut sikurse bëmë  publike dy ditë më parë transaksione për qëllime bujqësore, huadhënie deri në shitje pronash biles bëjnë konsulenca me paratë e shqiptarëve për të marrë subvencione nga AZHBR. Për të monitoruar hap pas hapi se çfarë ndodh me detyrimet e kontratës koncesionare është ngritja e një strukture të posaçme që emërtohet njësia e zbatimit të projektit. Pra incineratori I Tiranës e ka të ndaluar sipas kontratës të kryejë transaksione që nuk janë në objekt të kontratës koncensionare.  Dy janë institucionet përgjegjëse: Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe bashkia Tiranë, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë që drejtohet nga Belinda Balluku dhe bashkia Tiranë që drejtohet nga Erion Veliaj.

Invineratorët janë kthyer në betejën kryesore të opozitës. Nga ana e PD Luçiano Boçi ka ngritur pikëpyetje mbi vetë kontratën.

Luçiano Boçi: 1. Pse Edi Rama miratoi kontratën me treshen seksere Gugallja-Mertiri-Zoto, ndonëse APP i shkruajti troç se kjo ishte procedurë e kundraligjshme?

2. Çfarë karakteristikash ka incineratori? Shihni çfarë shkruhet ne Fletoren Zyrtare të Shtetit: Karakteristikat do i keni ne aneks. POR shihni aneksin e Fletores Zyrtare: A ka ndonje fjalë të kuptueshme? Edhe kur blen një makinë të thjeshtë të thuhet sa kuaj fuqi ka dhe sa gazra emëton, ndërsa për këtë impiant asnjë fjalë. PSE?  

3. Për t’iu referuar paraleles së hequr nga kryebashkiaku "Të bësh remontin e djegësit është si të çosh makinë në servis”, kush e çon makinën në servis shumëmujor qysh vitin e parë që e merr? Si u bë për remont pa filluar ende nga puna?

4. Me paratë e kujt po bëhet remonti? Pse nuk parashikohet remonti ne kontratë dhe pse është marrë një pajisje që ka nevojë direkt për remont?

5. Ky do duhej të ishte incenerator rajonal. A pyeti ndokush bashkitë e tjera të qarkut? Kush do paguajë paratë tani që çmimi i naftës u dyfishua? 

Pavarësisht kohës dhe deklarateve të qeverisë Rama se incineratorët do të jenë funksionale dhe në pronë publike ende asnjë prej tyre nuk bën djegie të mbetjeve apo prodhim të energjisë.

EMISIONET