Open Data: 71,278 abonentë preken nga fasha mbi 800 kWh, do shpenzojnë 96% më shumë se në 2021

Open Data: 71,278 abonentë preken nga fasha mbi 800 kWh, do shpenzojnë

Open Data ka marrë shqyrtimi numrin e konsumatorëve të energjisë në vendin tonë dhe atyre që preken nga fasha mbi 800 kilovat në muaj.

Open Data bën me dije se në muajin dhjetor janë 71 278 familje Shqiptare harxhojnë më shumë se 800 kilovat orë (energji elektrike) në muaj dimri.

Për muajin Tetor, parashikohet që 49 334 abonentë që preket nga çmimi prej 42.95 Lekësh, ndërsa  për muajt Nëntor dhe Dhjetor numri i Konsumatorëve Familjarë në fashën plus 800 kWh, rritet në 71,278 abonentë.

Në total për periudhën Tetor-Dhjetor 2022, parashikohet që abonentët e kësaj fashe të konsumojnë 210 milionë kilovat energji elektrike.

Në vend janë rreth 829 857 Abonent Familjarë. Në muaj të ndryshëm konsumi i tyre varion dhe muajt e dimrit janë me më shumë konsum.

Pra, një në dhjetë familje e shkel pragun prej 800 kv dhe për pasojë preket nga rrita e çmimit dhe e tarifës për konsum të energjisë elektrike.

“Familjet që harxhojnë më shumë jo detyrimisht janë më të pasur e që kanë potencial për konsum të shtrenjtuar. Ato janë kryesisht familje me disa anëtarë, me përkujdesje për mirërritje fëmijësh apo familje me dy dhe tre breza në strukturë. Çmimi Final sipas FSHU për fashën mbi 800 duhet jo vetëm të rritet, por të mbulojë edhe tarifa shtesë plot tetë të tilla si e transmetimit; e shpërndarjes, administrimit; disbalancave; amortizimit; kostos së kapitalit të punës dhe në fund marzhit të fitimit.

Familjet që shpenzojnë deri në 800 kilovat energji elektrike në muaj, do të paguajnë çmimin prej 9.5 Lekë/kWh. Ndërsa konsumatorët familjarë që shpenzojnë më shumë se 800 kilovat, do të paguajnë çmimin prej 42.95 Lekë/kWh për çdo sasi kilovati më tepër se 800 (kjo sipas Propozimit FSHU data 22 shtator).” – shkruan Open Data.

Si rezultat i propozimit të këtij çmimi të ri, pritet që familjet që konsumojnë mbi 800 kWh, për periudhën Tetor-Dhjetor 2022 do të shpenzojnë 1.92 miliardë Lekë në muaj apo 96% më shumë se në të njëjtën periudhë 2021.

EMISIONET