Nxit evazionin, ekspertët kundër ligjit të qeverisë për taksat

Nxitje për shtim të evazionit dhe inflacion e ka konsideruar projekligjin e qeverisë për tatimin e të ardhurave eksperti ekonomik Eduart Gjokutaj.

Gjokutaj: Duket se ky ligj përçon të njëjtin virus të politikës duke prevaluar mbi ekonominë dhe natyrshëm që bën atë çfarë nuk duhet të bëjë, krijon probleme të tilla që synojnë ata që do preken, ose ta shmangin tatimin ose të vazhdojë evazioni i detyruar tashmë nga kjo vendimmarrje e re.

Në kushtet e një tregu që ka evazion të lartë, informalitet dhe para cash në qarkullim, të treja bashkë formojnë një trekëndësh të dëmshëm për ekonominë.

Gjokutaj: Nuk është se ndodhet në ambjentin më optimal, natyrshëm më këto lloj masash që jo të gjitha shkojnë në sinkron me çfarë kërkon biznesi apo këshillojnë zyrat fiskale do të ndikojë me shtimin e peshës ndaj inflacionit për arsye se inflacioni pritet të rritet, nuk vazhdon këtu ndërprerja.

Për arsyet e sipërpërmendura, Gjokutaj sugjeron se duhet tu jepet kohë konsultimeve mes ekspertëve ndërsa sipas tij taksimi më i rëndë apo i padrejtë do të nxisë dhe emigracionin.

Gjokutaj: E lidhur kjo dhe me pjesën e emigrimit, i cili sadopak taksimi më i rëndë apo i padrejtë ndikon që edhe ata që quhen "truri" të largohen për arsye se taksimi i punës takson pikërisht ata që punojnë më shumë dhe përfitojnë më shumë nga puna e tyre.

Ndërkaq ndryshim thelbësor është dhe paga ku qytetarët, të cilët do të përjashtohen nga tatimi janë ata me paga bruto deri në 50 mijë lekë në muaj.

Ndërsa ata që do të paguhen mbi këtë shifër, deri në 60 mijë lekë, nuk do të përfshihet në tatim shuma prej 35 mijë lekësh.

EMISIONET