Numbeo nxjerr shifrat e fundit: Tirana dhe Beogradi më të shtrenjtët, Prishtina më e lira në Rajon

Shqipëria dhe Serbia janë dy kryeqytetet me indeksin më të lartë të kostos së jetesës në rajonin e Ballkanit. Më e lira, sipas Numbeo-s, që është dhe database më e madhe e kostove të jetesës, është Prishtina, e ndjekur nga Shkupi, Podgorica dhe Sarajeva.

Beogradi dhe Tirana janë dy kryeqytetet më të shtrenjta në rajon, sipas indeksit të mesvitit të Numbeo-s, që është dhe database më e madhe e kostove të jetesës.

Beogradi ka një indeks prej 38.8 % dhe Tirana 38.37%, më e lira në rajon është Prishtina, me indeksin në vlerën 26.3% e kostos së jetesës në Nju Jork, e ndjekur nga Shkupi, Podgorica dhe Sarajeva.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Indeksi i kostos së jetesës (pa qiranë) është një tregues relativ i çmimeve të mallrave të konsumit, duke përfshirë produktet ushqimore, restorantet, transportin dhe shërbimet komunale. Indeksi i kostos së jetesës nuk përfshin shpenzimet e akomodimit si qiraja ose hipoteka.

Numbeo mati dhe indeksin e qirasë, një vlerësim i çmimeve të apartamenteve me qira në qytet në krahasim me qytetin e Nju Jorkut, ku sërish Beogradi dhe Tirana kanë indeksin më të lartë.

Në indeksin e restoranteve, që sërish është një krahasim i çmimeve të vakteve dhe pijeve në restorante dhe bare, më i liri është Prishtina, ndërsa më i shtrenjti është Beogradi, e pas tij reditet sërish Tirana.

Të blesh në supermarkete është më shtrenjtë në Tiranë dhe Podgoricë, më pas renditet Sarajeva. Më lirë është në Prishtinë dhe në Podgoricë. Qytetet më të shtrenjtë në botë ndodhen në Zvicër, si Baseli. Koston më të ulët të jetesës e kanë qytete në Indi, Pakistan, Sri Lanka, apo dhe Kolumbi.

Vala globale e rritjes së çmimeve ka shtuar kostot e jetesës kudo në botë. Ky shtrenjtim, që në pjesën më të madhe nuk po shoqërohet me rritje të të ardhurave pritet që të rrisë varfërinë kudo në botë.

Numbeo nxjerr shifrat e fundit: Tirana dhe Beogradi më të

EMISIONET