NUK KA KONKURRENCË! Raporti i Bankës: Bizneset denoncuan mungesën e rregullave të barabarta

Bizneset e kanë ngritur si shqetësim kryesor mungesën e konkurrencës në Shqipëri. Sipas të dhënave të bankës së Shqipërisë ky element është konsideruar kyç në zhvillimin e bizneseve. Nga ana tjetër huatë e shumta dhe vështirësitë për të gjetur treg kanë bërë që kompanitë të rrisin çmimet.

Mungesa e konkurrencës së ndershme është një ndër shqetësimet kryesore të bizneseve në Shqipëri.

Kjo është një nga gjetjet e deklaruara nga Banka e Shqipërisë në raportin e vëzhgimit të dhjetorit të shkuar.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Kësaj situate i shtohet edhe vështirësia e gjetjes së tregut si dhe mungesa e krahut të punës sidomos të profesionistëve.

Edhe pse Banka e Shqipërisë në dokument nuk jep alternativa zgjidhje, duket se përshtatja e legjislacionit është një ndër elementët e kërkuar prej vetë subjekteve.

Banka e Shqipërisë ka marrë në analizë dhe situatën e çmimeve, ku bizneset shprehen se kanë vështirësi në koston e prodhimit. Kësaj i ëhstë bashkëngjitur edhe përballimi i kredive.

Si kompenzim vetë bizneset kanë deklaruar se zgjidhjen e kanë gjetur te rritja e çmimit si e vetmja mënyrë për të dalë me fitim.

Vetëm një pjesë e vogël e ndërmarrjeve vendosën, të paktën deri në dhjetor, të mos ndryshonin çmimet, por të shkurtonin shpenzime të tjera.

Po ashtu rezulton se paraja shqiptare mbetet monedha më e preferuar për të bërë veprime. Kështu vetëm 10 për qind  ndërmarjeve të vogla dhe 17 për qind e atyre të mesme kryejnë veprimet në valutë. 

Një numër më i lartë konkretisht 33 për qind janë ndërmarrje të mëdha që preferojnë një monedhë të huaj.

EMISIONET