Nis procesi i përzgjedhjes së inspektorëve financiarë, afati i aplikimit 40 ditë pune

Nis procesi i përzgjedhjes së inspektorëve financiarë, afati

Ministria e Financave ka shpallur procesin e përzgjedhjes së inspektorëve financiarë publikë, ekspertë të jashtëm, punonjës të administratës publike apo jashtë saj, të cilët do të angazhohen në kryerjen e inspektimit financiar publik.

Urdhri nr. 46, datë 7.3.2025 “Për shpalljen e procesit të përzgjedhjes së inspektorëve financiarë publikë, ekspertë të jashtëm, punonjës të administratës publike apo jashtë saj”, i ministrit të Financave dhe Ekonomisë, i botuar në Fletoren Zyrtare hyn menjëherë në fuqi.

Ministria e Financave u bën thirrje për aplikim të gjithë individëve që plotësojnë kushtet. Afati i aplikimit të kandidatëve për t’u përzgjedhur në listën e inspektorëve financiarë publikë është 40 ditë pune nga data e hyrjes në fuqi të këtij urdhri. 

Aplikanti do të dorëzojë në protokollin e Ministrisë së Financave nëpërmjet rrugës postare apo dorazi, dokumentacionin e mëposhtëm: a) Kërkesë me shkrim; b) Fotokopje të kartës së identitetit; c) Adresën e vendbanimit, vendit të punës dhe pikave të kontaktit; ç) Kopje të diplomës, listës së notave dhe një përmbledhje të edukimit, kualifikimeve dhe eksperiencës së punës; d) Një fotografi të përmasave 4 x 6; dh) Kopje të licencave dhe/ose certifikatave profesionale në fusha dhe profesione të rregulluara me ligj;

e) Dëshmi dhe certifikata të trajnimeve dhe kualifikimeve pasuniversitare; ë) Vërtetim nga qendra e punës për funksionin që kryen dhe lejimin në rast angazhimi, kur aplikanti është punonjës i administratës publike; f) Numrin unik të identifikimit të lëshuar nga Qendra Kombëtare e Regjistrimit, si dhe një kopje të ekstraktit historik, në rast se aplikanti është punonjës jashtë administratës publike; g) Një dokument që vërteton se aplikanti ka plotësuar detyrimet fiskale dhe ka paguar të gjitha detyrimet e sigurimeve shoqërore, të lëshuara nga administrata tatimore për tre muajt e fundit, në rast se aplikanti është punonjës jashtë administratës publike; gj) Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore në rast se aplikanti është punonjës jashtë administratës publike./ Monitor

EMISIONET