Nga sot me kartëmonedha të reja, prerjet 500 dhe 2000 Lekë dalin në qarkullim

Pas katër kartëmonedhave, 200, 5000, 1000 dhe 10 000, seria e re e përbërë nga 6 prerje është plotësuar me daljen në treg të 500 dhe 2000 lekë.

Duke filluar nga kjo e hënë, 2 kartëmonedhat e reja 500 dhe 2000 lekëshe do të jenë në duart e publikut dhe do të qarkullojnë paralelisht me ato te serisë aktuale.


Të dyja kartëmonedhat vijnë me një dizajn të rifreskuar, por ruajnë të njëjtat motive të paraqitura në prerjet ekzistuese.

Sipas njoftimit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, ato kane një cilësi letre te padepërtueshme nga uji , elemente te shtuar te sigurisë që e bëjnë të dallueshme nga falsifikimi, janë  gjithashtu rezistente gjatë përdorimit.

Kartëmonedha 500 Lekëshe ka te stampuar portretin e Ismail Qemalit, me simbolin e shqiponjës dhe penën me të cilën u firmos akti i pavarësisë. Në pjesën e prapme është e stampuar ndërtesa e shpalljes se pavarësisë, telegrafi me të cilin u përhap lajmi dhe dhoma ku u morr vendimi.

Kartëmonedha 2000 Lekëshe mban portretin e Mbretit Gent, sundimtari i fundit i shtetit ilir, ndërsa në pjesën e prapme elemente të arkitekturës së antikitetit ilir, si dhe bima medicinale Gentiana Lutea.

Nga sot me kartëmonedha të reja, prerjet 500 dhe 2000 Lekë dalin

EMISIONET