Nga nesër karburante më të lira, ja sa do të shiten nafta, benzina dhe gazi

Nga nesër karburante më të lira, ja sa do të shiten nafta,

Ulet sërish çmimi i karburanteve. Bordi i Transparencës vendosi sot, 29 Nëntor 2022, uljen me 5 lekë të çmimit të naftës dhe 3 lekë të benzinës, ndërkohë gazi mbetet i pandryshuar.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hyjnë në fuqi në datë 30 Nëntor, ora 12.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Çmimet e vendosura janë:

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 206 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 194 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 191 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 179 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 71 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 59 lekë/litër për automjetet.

Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 112 lekë/litër.

EMISIONET