Në vitin 2020, kompanitë e sigurimit paguan 3 mld lekë dëme për tërmetin

Kompanitë e sigurimeve kanë paguar 90% të dëmeve të tërmetit gjatë vitit 2020. Drejtori i Autoritetit të Mbikqyrjes Finaciare, Ervin Mete, bëri të ditur se pritet finalizimi i kuadrit ligjor për përdorimin e monedhave virtuale.

Pagesat e dëmeve të tërmetit nga kompanitë e sigurimeve kanë shënuar një ecuri pozitive gjatë vitit 2020, pavarësisht pandemisë.

Sipas drejtorit të Autoritetit të Mbikqyrjes Finaciare, Ervin Mete, në këtë periudhë u dhanë 3 miliardë lekë.

"Nga shoqëritë e sigurimit gjatë vitit të kaluar janë paguar rreth 3 miliard lekë dëme për tërmetin."

Mete gjatë prezantimit të raportit vjetor ne Kuvend, u shpreh se tregjet financiare janë të stabilizuara dhe e përballuan pandeminë e tërmetin.

"Tregu i sigurimeve e përballoi me sukses faturën financiare të dëmeve të tërmetit të fundvitit 2019, ku 90% e praktikave të dëmshpërblimit janë paguar brenda vitit 2020".

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare është drejt finalizimit të akteve nënligjore që i hapin rrugë përdorimit të monedhave virtuale. 

"Duke qenë se edhe aktet rregullative nuk janë finalizuar ne nuk kemi pasur asnjë interes të shprehur për fushën e mbulimit tonë që është përdorimi i aseteve virtuale në tregjet me kapital."

Ligji është miratuar nga Parlamenti vitin e kaluar, dhe që të nisë zbatimi i tij duhet plotësuar me aktet nënligjore.

EMISIONET