Në treg vetëm për të parë, çmimet e frutave dhe perimeve të papërballueshme për qytetarët

Që nga frutat e perimet, mishi e bulmeti, çmimet vijojnë të jenë të papërballueshme për qytetarët. Konsumatorët thonë se po blejnë më pak, ndërsa disa detyrojnë të marrin borxh edhe për ushqime.

"Dalim për të shikuar. Shih me sy e plas me zemër."

Të shumtë janë konsumatorët që dalin duarbosh nga tregjet e kryeqytetit.

Çmimet vijojnë të jenë të larta dhe të papërballueshme.

"Domatja prapë e shtrenjtë, 1500 lekë kg."

Qytetarët thonë se çdo gjë është shtrenjtuar që nga frutat e perimet, mishi e bulmeti, ndaj kanë nisur ta privojnë veten nga shumë produkte.

"Qumësht, djathë, qershi, 7 mijë lekë."

"Çmimet janë shumë të larta në krahasim me të ardhurat që kemi ne."

Tryezat më të varfëra janë në shtëpitë e pensionistëve. Disa kanë fatin ti ndihmojnë fëmijët e të tjerë detyrohen të marrin borxh edhe për ushqime.

"70 mijë lekë pension, një kg mish bën 10 mijë lekë."

"Pensioni nuk më del për ilaçe, me borxh i blejmë. Blinim një herë në javë, tani vijmë dy herë në javë sa me mbijetu."

Disa edhe pse në moshë të madhe thonë se nuk kanë mundësi tjetër veç emigrimit.

"U pa puna, do të ik nga Greqia tani."

Për të përballuar rritjen e çmimeve për shkak të luftës Rusi-Ukrainë qeveria vendosi të ndihmojë familjet në nevojë me 3 mijë lekë për tre muaj.

Për qytetarët kjo shumë është e pamjaftueshme.

"Me e krahasu me çmimet nuk hyjnë në punë fare."

EMISIONET