Në fokus edukimi mjekësor universitar/ Spitali Amerikan, shoqata Amea dhe WBU organizojnë konferencë mjekësore
Spitali Amerikan në bashkëpunim me shoqatën Amea dhe Western Ballkan University organizuan konferencën mjekësore me fokus nga edukimi mjekësor universitar tek performance klinike.
Kryemjekja e spitalit amerikan Dr Shk Lindita Shosha u shpreh se edukimi i një profesionisti nuk përfundon me diplomën ndaj është i nevojshëm një event i tillë për të siguruar standartet për të larta të kujdesit për pacientët.
Lektorët më të spikatur nga vendi dhe më gjerë ndanë njohuritë dhe eksperiencën e tyre në Edukimin e Vazhdueshëm për të ndihmuar profesionistët e shëndetësisë në kujdesin e tyre ndaj pacientit.
Në konferencë, u nderuan me çertifikatat e mirënjohjes për kontributin e tyre të çmuar në fushën e mjekësisë dhe atë akademik.Prof.Dr.Nestor Thereska, Prof.Dr Kita Sallabanda, Prof.Dr Gjeorgjina Kuli, Prof.Dr Edmond Kapedani, Prof.Dr Mehmdi Agolli, Prof.Dr Edi Gjika.
Ky aktivitet është akredituar me 6 kredite nga ASCKSHSH-ja, kredite që njihen edhe nga Oda e mjekëve në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.