Në 2021 nuk kishte punëtorë, biznesi në Durrës pësoi inflacion. Rritja e çmimeve, dramatike

Bizneset në Durrës u përballën me një sërë vështirësish gjatë vitit të kaluar. Sipas kreut të Dhomës së Tregtisë atje mungesa e fuqisë punëtore ishte një ndër problematikat më të mëdha, e ndjekur nga rritja e çmimeve që ndikoi drejtëpërdrejtë te konsumatorët.

Viti 2021 rezultoi me një sërë problematikash sa i përket industrisë së turizmit dhe bizneseve në Durrës.

Mungesa e fuqisë punëtore ishte një ndër sfidat më të mëdha me të cilat u përballën bizneset e qytetit bregdetar sipas kreut të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Alban Isteri.

"Problematika kryesore është mungesa e fuqisë punëtore, ka filluar emigracioni masiv."

Rritja e vazhdueshme e çmimeve, sipas Isterit ka krijuar një inflacion tek biznesi, duke sjellë edhe një mungesë stabiliteti në shkëmbimet tregtare.

"Luhatjet e mëdha të çmimeve në bursat ndërkombëtare dhe tregun vendas, kemi një rritje të çmimeve në mënyrë të vazhdueshme. Kjo ka shkaktuar inflacion. Fuqia blerëse është ajo që është."

Sipas ekspertëve rritja e çmimit të energjisë dhe karburanit pritet që të çojë përsëri në rritje të çmimeve, çka do të ndikojë drejtpërdrejtë te konsumatori.

"Rritja e çmimit të energjisë për bizneset e mëdha që e paguan gjithmonë konsumatori në finale."

Pritshmëritë për vitin 2022 janë të zymta për shkak të krizës energjitike, por edhe si pasojë e ndikimeve të pandemisë.

Në veçanti biznesi i vogël, sipas kreut të dhomës lokale të Tregtisë, po ndeshet me vështirësi në procesin e fiskalizimit.

EMISIONET