Ndryshimet në buxhet për krizën, Konfindustria: Nuk mjaftojnë! OSSHE dhe KESH të bashkohen në një

Ndryshimet në buxhet për krizën, Konfindustria: Nuk

Konfindustria ka bërë një kërkesë mbi ndryshimet e fundit të buxhetit të shtetit duke dEklaruar se ato nuk ofrojnë zgjidhje për krizën energjetike.

"Konfindustria vlerëson, se ndryshimet e fundit të ligjit të buxhetit të shtetit të miratuar në Kuvendin e Shqipërisë për pjesën e mbetur të vitit financiar 2022, nuk ofrojnë zgjidhje mbështetëse për krizën energjitike të shpallur."

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Ajo ka kërkuar themelimin e Fondit Emergjent të Përballimit të Krizës Energjetike.

"Konfindustria, duke patur parasysh pasojat e jashtëzakonshme dhe afatgjata të krizës globale të energjisë mbi bizneset, qytetarët dhe ekonominë kombëtare, i ka kërkuar qeverisë të themelojë Fondin Emergjent të Përballimit të Krizës së Energjisë si pjesë kryesore e ligjit të ndryshuar të buxhetit.

Konfindustria kërkon, që në rradhë të parë në llogari të Fondit të Energjisë të kalojnë -shpenzimet operative dhe kapitale jo të domosdoshme të gjithë institucioneve, agjensive dhe kompanive publike pa përjashtim. Gjithashtu, në Fond duhet të kalojnë edhe financimet e plota ose të pjesshme, që sot bëhen për koncesione, PPP me rëndësi jo parësore si dhe fondet e investimeve kapitale jo të rëndësishme," thuhet në kërkesë.

Ajo propozoi bashkimin e KESH dhe OSSHE në një kompani të vetme për të ulur kostot financiare të panevojshme, duke shmangur korrupsionin.

"Konfindustria vlerëson, se bashkimi në një kompani të vetme të tipit holding, që do përfshinte KESh dhe OSSHE, mënjanimi i të tretëve “ në shitje- blerjet e energjisë, ulja e humbjeve shumë të mëdha të sotme prej mbi 20% dhe rishikimi i shpenzimeve të kompanive publike të energjisë, përfshi OST do të krijonte kushtet për uljen e kostove financiare të paarsyeshme të mëdha të sotme dhe do ishte masë efektive kundër korrupsionit." 

Sipas saj, pasojat e krizës globale do të jenë të rënda dhe të paevitueshme për biznesin, industritë dhe qytetarët.

"Konfindustria vlerëson, se pasojat e krizës globale të energjisë do të jenë shkatërrimtare për biznesin prodhues, industritë dhe qytetarët , me falimentime masive, papunësi dhe deri rrezikim të rendit kushtetues, nëse nuk merren masa parandaluese."

Goditje do të marrin dhe buxheti familjar, me ligjin e miratuar për të paguar me çmim tregu nëse shpenzon më shumë se 800 kw në muaj.

"Çmimet e deritashme për biznesin në Shqipëri janë më të shtrenjtat në rajon dhe çdo rritje e mëtejshme do të jetë e papërballueshme sidomos për industritë. Gjithshtu, goditje të fortë do të marrin buxhetet familjare, nëse do të zbatohet plani qeverisë për të paguar me çmime tregu pothuaj 5 herë më të larta sesa sot sasinë e energjisë të shpenzuar mbi fashën 800 kw."

EMISIONET