Mungesa e punonjësve, Ozuni: Shqipëria ka mjaftueshëm burime njerëzore, zgjidhjen ta gjejmë në vendin tonë
Ferjol Ozuni, ekspert i Turizmit i ftuar në “Ora News” në emisionin “Epiqendër” të moderatores Sonila Musaj ku foli për sezonin turistik.
Në fjalën e tij ai tha se zgjidhja e mungesës sw stafeve nuk mund të vijë nga prurjet e tyre nga jashtë vendit.
“Jam i mendimit që është e vështirë që ta shohim si zgjidhje marrjen e stafit të kualifikuar, apo jo, nga vende ekstra rajonit.
Pra mund të marrim nga Maqedonia, mund të marrim nga Bullgaria, mund të marrim nga Rumania, mund të marrim nga Ukraina,0 pra vendet e rajonit, por jo më tutje.
Përpara pandemisë këtë punë e kanë bërë disa hotele apo disa grupe hotelesh, të cilët kanë marr staf nga vende të cilat ata kishin numrin më të madh të turistëve kjo më shumë për t’u ardhur në ndihmë turistëve por jo si zgjidhje permanente zgjidhja permanente duhet të gjendet këtu tek ne.
Kemi mjaftueshëm burime njerëzore të mundshme, pra potencial por ato duhen orientuar”, u shpreh Ozuni.