“Mundësitë janë, mungojnë rregullat”, Konfindustria propozime për të përmirësuar klimën e biznesit

"Shqipëria ka mundësi strategjike për sigurinë e energjisë diellore dhe fotovoltaike. Por për ta shfrytëzuar këtë pasuri duhet të bëjë disa hapa përpara në respektimin e rregullave të biznesit".

Kështu është shprehur presidenti i Konfindustrisë, Sergio Fontana, teksa ka propozuar një plan konkret.

"Na nevojitet qëndrueshmëri energjitike, një plan i mirëmenduar 10-vjeçar dhe vendosja e çmimeve fikse çdo tre vjet. Shteti të diktojë rregullat në mënyrë që të përmirësojmë klimën e biznesit në Shqipëri. Nuk kemi kohë për të humbur."

Tregu sipas sipërmarrësve, anëtarë të Konfindustrisë, është mjaft favorizues por duhet të nxitet prodhimi nga Hidrocentralet e të merren masa për shkelësit.

"Hidrocentralet janë mënyra më e mirë. Pse të penalizojmë krijimin e Hidrocentraleve të reja nga Hidrocentralet e qenësishme që nuk kanë respektuar rregullat mjedisore. Me këtë merret Ministria e Mjedisit."

Ngritja e strukturave të reja në Shqipëri është një sfidë për Konfindustrinë pasi paralajmërojnë se po vijnë ende kohë të vështira, të cilat kishin nisur që para situatës së krizës së luftës Rusi-Ukrainë.

“Mundësitë janë, mungojnë rregullat”,

EMISIONET