Muço: Bordi po çorienton qytetarët. Nga rritja e çmimeve janë rritur të ardhurat e qeverisë

Eksperti i Ekonomisë Klodian Muço, është shprehur se Bordi i Transparencës po krijon problematika në orientonim e qytetarëve.

Në një intervistë për Ora News, me gazetarin Everest Dedaj, Muço u shpreh se duket sikur bordi mblidhet kur ka rritje të ndjeshme të çmimeve të karburanteve.

Klodian Muço: Bordi po krijon problematika edhe në orientimin e qytetarëve. Del në një të të caktuar he thotë se deri në orën 6 pasdite, çmimi do të jetë ky. Duket se po iu thotë qytetarëve që të shkojnë të mbushin  makinat sepse çmimi do të rritet. Ajo që bën përshtypje është se para krijimit të bordeve, karburantet ndryshonin çdo ditë çmimet me idenë se ata furnizoheshin çdo ditë dhe ishin të detyruar të luhasnin çmimet. Bordet duket sikur mblidhen atëherë kur ka një rritje  të ndjeshme të çmimeve.  Duket se ato po mblidhen vetëm për të rritur çmimet.

Më tej ai tha se si pasojë e rritjeve të çmimeve ka pasur një rritje të ndjeshme të të ardhurave, ndërsa shtoi se me këto para duhet t’u mbështesë drejtpërdrejt qytetarët nga ana financiare.

Klodian Muço: Qeveria përgjatë muajve të fundit ka një rritje të ndjeshme të të ardhurave. Sipas deklaratës së fundit të doganave ishte që maj i 2022, ishte rekord në 30 vitet e fundit. Rritja nuk ka ardhur si pasojë e rritjes së sasisë së importuar por si pasojë e rritje së çmimeve.

Atëherë çfarë duhet të bëjë qeveria me këto para? Qytetarët po vuajnë, po paguajnë çmimet më të larta sepse po reduktohet konsumi. Bordi nuk është zgjidhja, por mbështetja e njerëzve në nevojë. Pranjë pjesë e këtyre të ardhurave të rishpërndahet te qytetarët në nevojë, mbështetje direkte te konsumatorët.

Përgatiti Anila Kolgjini. 

EMISIONET