Muço: Amnistia fiskale nxit evazionin dhe korrupsionin. Ja dy arsyet pse po bëhet, s’janë paratë emigrantëve

Eksperti i ekonomisë Klodian Muço teksa ka folur për amnistinë fiskale dhe ndikimin në ekonomi, ai tha se paratë që do futen në Shqipëri janë kriminale.

Në një intervistë për Ora News, me gazetarin Everest Dedaj, Muço tha se  vendi ynë po jep mundësinë që paratë e pista të legalizohen.

Klodian Muço: Kam përshtypjen se asnjë qytetar shqiptar që ka punuar në mënyrë të ndershme, në emigracion nuk mund të gjenerojë kaq shumë të ardhura. Kush është ai biznes që ka gjeneruar deri në 2 milionë euro dhe i mban të fshehura këto para. Këto janë para të ekonomisë kriminale, që tentojnë të futen në kanalet bankare, kjo është problematikat e para. Nëse do shikojmë ecurinë e viteve të fundit janë diku 700 metra deri në 1 mln metra  ndërtim. Mesatarisht në Shqipëri ndërtohen nga 800 deri në 1 miliard euro.

Këto para që stresoheshin çunat e Londrës se si ti pastronin këto para po ua japin mundësinë që t’i legjitimojnë.

Më tej ai tha se: Kjo amnisti mund të vijojë edhe më tej dhe në njëfarë forme nxit evazionin, korrupsion.

Muço u shpreh se kjo amnisti nuk bëhet për paratë emigrantëve, ndërsa tregoi dhe dy arsyet se pse vjen një projekt ligj i tillë në këtë kohë.

Klodian Muço: Kjo amnisti nuk bëhet për paratë emigrantëve. E dimë shumë mirë se në rrugë jozyrtare është e vështirë të futësh parash. Ne e dimë shumë mirë se nuk mund të transferohen paratë me anë të sistemeve bankare. Këto para ose të  krijuara pa papaguar asnjë taksë, ose janë pra kriminale.

Po të lexojmë mes rreshtave, shikojmë se ka një amnisti penale në vetvete, pra kush i dorëzon këto para nuk i kërkon llogari se si i krijove. Unë kam përshtypjen se bëhet për dy arsye, e para për të mbyllur një sërë procedurash, dhe një sërë problematikash që mund të kenë  një pjesë e qytetarëve shqiptarë dhe aspekti i dytë është që këto para të injektohen në ekonomi duke qenë se jemi në krizë ekonomike.

EMISIONET