Çmimet rritje rekord/ Kryeson transporti dhe ushqimet, inflacioni jashtë kontrollit

Banka e Shqipërisë dhe INSTAT konfirmojnë shtrenjtimin pa ndalim të çmimit të ushqimeve dhe të kostos së prodhimit. Kështu për transportin qytetarët paguajnë 19 për qind me shumë ndërsa ushqimet janë 14 për qind më të larta. Nga ana tjetër dhe inflacioni kapërceu në 8 për qind nga 3 që ishte objektivi i bankës.

Çmimet nuk kanë ndalur së rrituri edhe në muajin gusht krahasuar me një muaj më parë. Madje sipas INSTAT brenda tetë muajve produktet janë me një shtrenjtim mesatar prej 8 për qind ku kryeson transporti dhe ushqimet.

Ndërkaq në analizën zyrtare thuhet se krahasuar me muajin gusht të vitit të shkuar transporti do I ka kushtuar shqiptarëve 19.3 për qind më shumë ndërsa për të blerë ushqimet është paguar 14 për qind më shumë.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Ndryshime kanë pasur edhe pijet, kafenetë, qiratë etj me një shtesë nga 4.7 për qind deri në 6 për qind.

Por edhe prodhimet nuk kanë mbetur pas në këtë periudhë krize. Sipas të dhënave zyrtare në industrinë nxjerrëse shtrenjtimi ka shkuar në rreth 45 për qind teksa energjia në 29 për qind.

Duke kaluar tek ndërtimet, duke se vlera e apartamenteve do të jetë ende në rritje. Sipas instat kompanitë për të zhvilluar objektet kanë pasur më shumë kosto.
Kështu për energjinë është paguar 15.5 për qind ndërsa për pagat shtesa shkon në rreth 3 për qind.

Tashmë edhe Banka e Shqipërisë ka përditësuar edhe të dhënat për normën bazë të interesit duke shkuar në rekordin prej 8 përqind nga 3 që ishte objektivi.

Në fakt sipas tabelës, objektivi është kaluar prej nëntorit të vitit të shkuar, e më tej duke shënuar një rritje të menjëhershme në mars e për të mos ndaluar më.

Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.

EMISIONET