Çmimet po mbyllin qepenat e fruta-perimeve, tregtarët: Nuk ka blerje, po falimentojmë

Rritja e çmimeve ka filluar të godasë edhe biznesin. Vala e parë e goditjes ka prekur tregtarët të cilët thonë se ka një rënie drastike të shitjeve.

Qytetarët i kanë blerë më shtrenjtë ushqimet gjatë muajit shtator. Por rritja e çmimeve ka shkaktuar pasoja edhe tek tregtarët, të cilët shprehen se konsumi ka rënë ndërsa ata po shkojnë drejt falimentit.

"Jemi drejt falimentimit. Blerja ka rënë, nuk ka fare. Në një ditë, bëjmë 4000 lekë xhiro. Nuk duan të hanë, por nuk kanë," thotë një tregtare.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Sipas tregtarëve kjo situatë ka ardhur dhe si pasojë e largimit të të rinjve nga Shqipëria.

"Arsyet që blerjet kanë rënë, janë shumë. Por arsyet kryesore janë ikja masive dhe tkurrja e lekut. Nuk kanë lek," tha një tjetër.

Çmimet pësojnë vetem rritje e rrogat nuk ndryshojnë.

"Për pagat që kemi janë shumë të larta. Rrogat janë të ulëta, çmimet janë në tavan," tha ai.

Të moshuarit  e kane më të vështirë, se nuk ia dalin, duke llogaritur shumfishin e kostos së produkteve në raport me pensionin.

"E përballueshme. Çmimet janë të larta, rrogat janë në vend, të pandryshuara," tha një qytetar.

Rritje më të madhe të çmimeve, këtë shtator, krahasuar me atë të një viti më parë, vërehet në transport qiratë e shtëpive, por sipas INSTAT, çmimet më të larta janë regjistruar tek perimet dhe frutat, përkatësisht 14.6% dhe 3.8%.

EMISIONET