Çmimet e reja/ Bordi ul me 1 lekë çmimin e naftës dhe gazit, me 8 lekë benzinën

Çmimet e reja/ Bordi ul me 1 lekë çmimin e naftës dhe

Kur çmimi i naftës në tregjet ndërkombëtare ka rënë në mënyre të ndjeshme nën 95$/fuci në tregun shqiptar Bordi i Transparencës ka reflektuar një rënie vetëm me 1 lekë.

E njëjta ulje me 1 lekë është reflektuar dhe për çmimin e gazit, ndërkohë që me 8 lekë është reflektuar rënia e çmimit për benzinën.

Çmimet e reja që do hyjnë në fuqi sot datë 6 Korrik ora 18.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të  jetë jo më shumë se 220 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 208 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të  jetë jo më shumë se 199 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 187 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 80 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 68 lekë/litër për automjetet.

Nuk mund të reflektohet çdo lëvizje e bursës

Bordi sqaron se në përcaktimin e çmimit i përmbahet me përpikëmëri lëvizjes së bursës Plats të Mesdheut për gazoilin, benzinën, si dhe faturave zyrtare të operatoreve.

"Jo çdo lëvizje e bursës së naftës bruto reflektohet në të njëjtën kohë dhe në të njejtën masë në bursen e gazoilit dhe benzinës" thuhet në njoftimin e shpërndarë nga Ministria e cila vjen si përgjigje ndaj kërkesës së Konfindustrisë e cila kërkoi uljen e çmimit të karburanteve pasi çmimi ishte ulur në bursë.  

Bordi ka caktuar vetëm marzhet bruto maksimale për shitjen me shumicë dhe pakicë, me të cilat operatorët duhet të mbulojnë të gjitha shpenzimet operative. Pra, vendimet që merr bordi dhe ndryshimi i çmimeve të shitjes lidhet vetem me ndryshimet në bursën Platz të mezdheut për gazoilin dhe benzinës, pra jo të bursës së naftës bruto, si dhe në lëvizjen e kursit të dollarit. Gjithë elementët e tjerë që formojnë çmimin janë fikse dhe për këto bordi nuk merr vendim" vijon njoftimi i Bordit.

Si ndryshuan çmimet 2 gusht - 6 gusht

Më 2 gusht Nafta ishte jo më shumë se 221 lekë/litri

Më 6 gusht Nafta do shitet jo më shumë se 220 lekë/litri

Më 2 gusht Benzina ishte jo më shumë se 207 lekë/litri

Më 6 gusht Benzina do të shitet jo më shumë se 199 lekë/litri

Më 2 gusht Gazi ishte jo më shumë se  81 lekë/litër

Më 6 gusht Gazi do të jetë 80 lekë/litri

EMISIONET