Miliona euro për (pa) sigurinë, Në 12 vite AKSHI 130 milionë euro tenderime
Miliona euro të shpenzuara nga AKSHI për sigurinë ndaj sulmeve kibernetike do të bëjnë që drejtuesit e tij të paraqiten në Komisionin e Sigurisë për të dhënë shpjegime. Opozita duke akuzuar Iranin për sulm ndaj Shqipërisë ka theksuar se është e papranueshme rënia kaq lehtë e sistemeve.
Rënia e e-albanias dhe e sistemit TIMS si pasojë e sulmit kibernetik nga Irani ka sjellë edhe alarmin e politikës. Madje në Komisionin e Sigurisë Kombëtare u soll në vëmendje fatura e kripur që është paguar për sigurinë në rrjet, ndaj dhe u kërkua një seancë e posaccme me të gjithë institucionet që duhet të garantonin përballimin e sulmeve
Flamur Noka: Do ta nisim me AKSHI-n me ministrinë e Brendshme dhe me të gjitha institucionet që kanë lidhje me këtë
Për kryetarin e komisionit Nasip Naço seance duhet të zhvillohet por duke u konsideruar edhe si sekret
“Duhet të gjejmë modalitetet për të zgjidhur një seancë që duhet të jetë me dyer të mbyllura"
Por në fakt tenderat nga AKSHI për investimet në rrjet nuk kanë munguar. përgjatë tre viteve të fundit, janë së paku 162 prokurime që kapin vlerën mbi 100 milionë euro
Por nëse do të shohim shifrat prej vitit 2021 vlera shkon se paku në 20 miliardë lekë, ose 164.58 milion euro.
Një nga prokurimet më të fundit është dhe mirëmbajtje e sistemit e-aktet që do të kushtojë 34 milionë lekë.
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkangjitur me linkun e artikullit origjinal.