Më shumë taksa për të vetëpunësuarit

Më shumë taksa për të vetëpunësuarit

Nga viti i ardhshëm, individët tregtarë dhe të vetëpunësuarit do të duhet të paguajnë më shumë taksa, në formën e tatimit mbi të ardhurat nga biznesi, ndonëse taksa për biznesin e vogël do të vijojë të mbetet zero.

Konkretisht, për të vetëpunësuarit me qarkullim vjetor 10 milionë lekë, tatimi mbi të ardhurat do të arrijë në rreth 1 milionë lekë në vit.

Të gjithë individët tregtarë dhe të vetëpunësuarit, përfshirë profesionet e lira do të tatohen me 15% për të ardhurat e tyre nga biznesi, sipas draftit të ri të rishikuar të tatimit mbi të ardhurat.

Në ndryshim nga drafti fillestar, tatimi do të jetë fiks 15%, jo i përshkallëzuar deri në 23% për të ardhurat mbi 2.4 milionë lekë, siç është për të ardhurat nga punësimi.

Individët tregtarë dhe të vetëpunësuarit do të tatohen mbi të ardhurat nga biznesi, pasi t’u njihen shpenzimet nga 30% deri në 90%, sipas llojit të biznesit.

EMISIONET