Mbi 5000 leje pune për të huajt, Preçi: Qeveria punëson të varfërit që mos të lejojë rritjen e pagave

Në 9 muajt e pare të këtij viti janë dhënë mbi 5 mijë leje pune për punëtorë të huaj që vijnë nga vendet e varfra. Ekspertët e konsiderojnë si një efekt negativ në mirëqënien e Shqipërisë në të ardhmen pasi pagat do të stacionohen në nivel të ulët. Për rrjedhojë do të nxisë largimin e shqiptarëve të kualifikuar në vende të BE.

5233 leje pune për të huajt janë dhënë në 9 muajt e pare të këtij viti. Shifër kjo 4% më e lartë se sa në 2021-shin, raporton Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive.

Pavarësisht se në pamje të parë duket që ndihmon nevojat e fuqisë punëtore në vend, ish-ministri i Financave Zef Preçi liston efektet që do të kenë në të ardhmen e vendit.

Preçi: Efekti i parë, ngurtësimi i pagave në tregun egzistues të vendit tonë nuk mund të injorohet. Kjo është këmbanë alarmi ku qeveria nga njëra anë të analizojë tendencën e tregut të punës dhe nevojat që shfaqen në sektorë të ndryshëm, dhe në të njëjtën kohë të kontribuojë në formimin profesional, sepse vëtëm rritja e rendimentit shoqëror të punës krijon shpërblim mëë të mirë, të ardhura më të mira të biznesit dhe fitime më të mëdha për të gjitha palët.

Qeveria hap tregun në mënyrë të njanshme duke sjellë punëtorë nga vendet e varfra që në thelb kanë dy rezultate të pashmangshme, që mos të lejohen rritjen e pagave në ekonominë tonë. Sepse për sa kohë që sipërmarrësi të njëjtin madh zëvendësues pra fuqinë punëtore e sigurojnë nga vendet e varfra dhe vendet e varfra kanë pagën 80 dollarë në muaj dhe 200 dollarë në Shqipëri është shumë i kënaqur, por me kalimin e kohës është si një ortek, mbajnë të fiksuar neivele qesharake pagash.

Sipas Preçit, shtimi i krahut të punës nga vende më të varfra se Shqipëria do të rrisë edhe më tej shpopullimin, pasi ndikon negativisht në mirëqënien dhe standardin e vendit.

Preçi: Ne na ndodh që vendi po mbushet me punëtorë të pakualifikuar nga vendet e varfra, dhe njëkohësisht nga vendi po largohen fuqi punëtore të kualifikuar dhe me kapitale dhe kursime familjare disponibël. Çka do të thotë që çrregullimet që do vendosen në tregun vendas do të jenë më të mëdha për periudhat që do vijnë dhe njëkohësisht dhe transferimi i kësaj fuqie punëtore të pakualifikuar pas disa vitersh drejt BE do vijë duke u bërë një fenomen më shqetësues.

Por duke analizuar situatën, sa ka nevojë Shqipëria për punëtorë të huaj dhe çfarë niveli përgatitje duhet të kenë ata?

Preçi: Unë nuk e shoh që vendi mund të zhvillohet, mirëqënia mund të përmirësohet, vendi mund të bëhet më i jetueshëm me sjelljen e skllevërve modernë, qofshin këta punëtor nga Kina, apo shërbyes familjarë nga Filipinet, apo të fasonistëve. Nëse ky kurs i hapjes së pakontrolluar të tregut të punës, të asaj të pakualifikuar do vazhdojë me këto ritme, kjo do të thotë që do të përshpejtohet braktisja e vendit por në një sens tjetër.

Ndërkaq eksperti nënvizon se qeveria duke mos respektuar rregullat, pra duke i punësuar të huajt me kontrata të parregullta ose pa to, mbrojtja e tyre do të jetë problematike dhe do mbetet në përsëritje të rastit ta vajzës nga Kenia e cila është në gjendje kome.

EMISIONET