Mandarina e portokalle me Chlorpyrifos, Agolli: Janë gjetur 87 raste me probleme, 26 i kemi çuar për hetim penal
Ju kujtohet alarmi i dhjetorit me mandarinat shqiptare që rezultuan me mbetje pesticidesh në Kroaci e madje dhe me të ndaluarin Chlorpyrifos?
Tashmë, ne po konsumojmë agrume nga Greqia dhe Italia me të njëjtin problem serioz, në qetësi të plotë!
Pikërisht kjo çështje ishte pjesë e diskutimit në emisionin “ALERT!” në “Ora News”, ku tashmë është rikthyer importi i sasive të mëdha të mandarinave, portokallieve apo edhe e agrumeve të tjera nga ashtë me Chlorpyrifos.
Agim Agolli, Përgjegjës, Sektori i Certifikimit Fitosanitar pranë AKVMB foli mbi masat e marra në terren sipas njoftimeve që merren nga AKU.
“Specialistët tanë shkojnë në fermat ku rezutojnë probleme dhe nga kontrollet deri tani kemi pasur 87 fermerë përfshirë edhe rastet e dhjetorit të vitit të kaluar, duke përfshirë edhe mostrat që na vijnë nga jashtë.
Deri tani specialistët kanë çuar për hetim penal 26 fermerë, sepse në prodhimet e tyre janë gjetur pesticide të tilla, apo pesticide të tjera mbi norma. Dhe këto zgjidhen vetëm përmes hetimeve penale ndaj këtyre fermerëve abuzues”, theksoi Agolli
NDIQNI EMISIONIN E PLOTË “ALERT” NË “ORA NEWS”