Manastirliu: Plan Kombëtar Veprimi për parandalimin e dh*nës dhe rritjen e sigurisë në shkolla

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu ka zhvilluar sot një takim pune me dekanin e Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë, prof. Mark Marku, drejtuesen e Departamentit të Gazetarisë, prof. Iris Luarasi dhe pedagogët e këtij departamenti.

Ministrja u shpreh se në fokus të diskutimeve është “qasja e re që i nevojitet arsimit në lidhje me integrimin e edukimit mediatik dhe digjital jo vetëm në kurrikula, por edhe në zhvillimin profesional të mësuesve dhe mbështetjen e nxënësve përmes një strategjie të posaçme për këshillimin mbi komunikimin në epokën e teknologjisë, rrjeteve sociale dhe platformave online”.

“Këto diskutime do të përkthehen në një seri masash afatshkurtra dhe afatgjata, dhe do të bëhen pjesë e Planit Kombëtar të Veprimit që po punojmë për forcimin e mekanizmave të parandalimit të çdo forme dhune dhe rritjen e sigurisë brenda dhe jashtë ambienteve të shkollës”, tha Manastirliu.

Në një takim me prindër dhe mësues në shkollën “Sami Frashëri” në kryeqytet pak ditë më parë, në vazhdën e konsultimeve publike, Manastirliu tha se gjatë vitit 2023-2024 janë mbi dy mijë e pak raste të evidentuara dhe të parandaluara të rasteve që lidhen me dhunën, kryesisht atë fizike, emocionale dhe rastet e bullizmit.

Ministrja Manastirliu shtoi se në mbi 95% të rasteve, situatat janë referuar te prindërit dhe një pjesë e tyre në organizma apo struktura të tjera, si Policia e Shtetit, strukturat e shërbimit social etj.

EMISIONET