Malaj: Papunësia në nivelin më të ulët historik 10,7%, në 2025-ën synohet 9,8%

Ministri i Financave Petrit Malaj, deklaroi sot se “tregu i punës vijon të jetë një pikë e fortë e ekonomisë shqiptare”.

Në një konferencë për mediet, tha se, “papunësia ka zbritur në nivelin më të ulët historik në 10,7%, ndërsa parashikojmë që në vitin 2025 të kemi një nivel njëshifror të papunësisë në masën 9,8% dhe që do të thotë se kjo është hera e parë në tri dekadat e fundit që Shqipëria ka një normë papunësie të tillë”.

Mnistri u shpreh se, inkurajues mbetet fakti që ekonomia shqiptare po tërheq gjithnjë e më shumë fuqi punëtore, një dinamikë që mund të na ndihmojë në vijimësi për menaxhimin më efektiv të çështjeve demografike.

“Në këtë sfidë, një rol të rëndësishëm natyrisht ka edhe sipërmarrja private, e cila do të duhet të reflektojë të njëjtat dinamika me rritjen e pagave, ashtu siç është bërë edhe në sektorin publik.

Duhet të kuptohet që një pagë më e lartë do të thotë vende pune më tërheqëse, do të thotë një forcë pune e mirëpaguar dhe që është e gatshme të jetë më produktive për ekonominë”, u shpreh ministri.

“Ne inkurajojmë të gjithë sipërmarrjen private në mënyrë që të ecim paralelisht drejt një vizioni që i shërben të gjithë ekonomisë së vendit”, deklaroi Malaj.

KONCERENCAF E PLOTE E MINISTRIT MALAJ

EMISIONET