Loja me çmimin e energjisë, Rama nuk bind qytetarët: Nuk e besojmë

Qeveria nuk arriti ta përballojë presionin e shqitarëve të cilët me shtrenjtimin e çmimit të energjisë elektrike u vunë në provë sërish në thellimin e krizës ekonomike në vend. Pas njoftimit të vendimit nga vetë kreu i ekzekutivit qytetarët thanë për RTV Ora se nuk i besojnë këto deklarata të Edi Ramës, por do shohin faturën në fund të muajit.

E enjtja duket se ka qenë një ditë e vështirë për kreun e Qeverisë. Pasi u përball me presionin në rritje të qytetarëve shqiptarë dhe kur kishin mbetur 24 orë nga hyrja në fuqi e vendimit për shtrenjtimin e energjisë elejktrike, Edi Rama u shfaq para ekranit për të njoftuar tërheqjen e tij.

Por edhe pse tentoi të paraqitej si heroi i minutës së fundit, familjarët që do prekeshin nga rritja e çmimit e shikojnë ndryshe deklaratën e kreut të qeverisë.

Sa është i besueshëm për qytetarët mosrritja e çmimit?

Qytetarët: Duhet ta shohim. Nuk e besoj po nuk e pashë faturën. Ka aëq shumë llafe të pavërteta.

Ne po marrim masa që në dimër të përdorim gazin. Po gjithsesi shtrenjtë është.

Ndërsa nga Nga Banka e Shqipërisë, drejtori i departamentit të stabilitetit financiar Klodion Shehu theksoi se energjia është sfidë për ekonominë dhe rrezikon të ardhurat.

“Nëse do të vazhdojë mund të jetë problematike për gjëndjen financiare dhe bizneseve. Mund të sjellë rritje të kredive me probleme” 

Nga vëzhdimet që RTV Ora ka realizuar pas vendimit të rritjes së çmimeve, qytetarët janë shqetësuar më tepër për faturën në fund të muajit ndërsa pohojnë se do t’i rikthehen ngrohjes me dru.

Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.

EMISIONET