“Çlironi bashkitë!” Kreu i Dhomës Amerikanë të Tregtisë: Pushteti vendor ka nevojë për decentralizim të rregullave fiskale

Enio Jaço, presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë, në një deklaratë për mediat pas konferencës rajonale "Qytetet Inteligjente" është shprehur se bashkitë kanë nevojë për decentralizim të rregullave fiskale.

Jaço i ka inkurajuar për të punuar me kompanitë globale për të rritur cilësinë e projekteve të tyre.

"Bashkitë, pushteti vendor ka nevojë për decentralizim të rregullave fiskale në mënyrë që ata të kenë një pavarësi më të madhe fiskale dhe ne i mbështesim."

Kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë bëri gjithashtu publik faktin, por fshehu emrin, e një gjiganti të Teknologjisë siç e cilësoi ai, i cili po diskutohet të vijë në Shqipëri.

"Kemi pasur një nga efektet anësore të këndshme për ne. Një nga gjigandët e Teknologjisë po diskutojmë tani sesi mund të vijë në Shqipëri. Është pak herët për të përmendur emra por po diskutojmë."

Ai kërkoi më tepër bashkëpunim mes sektorit publik dhe privat.

Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri ka organizuar për herë të parë në Ballkanin Perëndimor këtë konferencë, si një nxitje për të shtuar në qytetet e rajonit investimet në teknologji të sigurta inteligjente dhe modernizuar shërbimet publike.

EMISIONET