Linja jeshile për mbrojtjen e konsumatorit, Gjipali: Ja si duhet të ankoheni, nisma është për t’u përshëndetur
Më 12 shkurt 2025 u prezantua në Tiranë projekti “Linja e gjelbër për mbrojtjen e konsumatorit – Siguria ushqimore dhe forcimi i mbrojtjes së të drejtave të konsumatorëve në Shqipëri nëpërmjet fuqizimit të OSHC-ve lokale”, financuar nga Bashkimi Evropian (IPA III/2024) dhe që po zbatohet nga Qendra ALERT në bashkëpunim me Lëvizjen Europiane në Shqipëri (EMA).
Granit Sokolaj, Drejtuesi Ekzekutiv i Qendrës ALERT, i cili prezantoi Green Line, linjën telefonike të thirrjeve falas 08002626, dedikuar konsumatorëve për adresimin e problematikave dhe shqetësimeve dhe theksoi asistencën e Bashkimit Evropian në bërjen e mundur të këtij mekanizmi.
Për të kuptuar më shumë mbi këtë projekt Gledis Gjipali, Drejtor, Lëvizja Europiane në Shqipëri (EMA) theksoi gjithashtu që projekti synon edhe forcimin e kapaciteteve të organizatave lokale të shoqërisë civile për mbrojtjen e të drejtave të konsumatorëve, me krijimin e një rrjeti OSHC-sh për avokimin të përbashkët.
NDIQNI EMISIONIN E PLOTË “ALERT” NË “ORA NEWS”