Linja e gjelbër për mbrojtjen e konsumatorit, Prifti: Në ISHMT ankesat funksionojnë përmes e-mailit, informacioni vjen i cunguar
Më 12 shkurt 2025 u prezantua në Tiranë projekti “Linja e gjelbër për mbrojtjen e konsumatorit – Siguria ushqimore dhe forcimi i mbrojtjes së të drejtave të konsumatorëve në Shqipëri nëpërmjet fuqizimit të OSHC-ve lokale”, financuar nga Bashkimi Evropian (IPA III/2024) dhe që po zbatohet nga Qendra ALERT në bashkëpunim me Lëvizjen Europiane në Shqipëri (EMA).
Granit Sokolaj, Drejtuesi Ekzekutiv i Qendrës ALERT, i cili prezantoi Green Line, linjën telefonike të thirrjeve falas 08002626, dedikuar konsumatorëve për adresimin e problematikave dhe shqetësimeve dhe theksoi asistencën e Bashkimit Evropian në bërjen e mundur të këtij mekanizmi.
Për të kuptuar më shumë se funksionon sistemi i ankesave në ISHMT, i ftuar ishte Erion Prifti, Drejtor i Drejtorisë Teknike.
Ai tha se në ISHMT ankesat janë trajtuar sipas natyrës që ato paraqesin kur ato depozitohen.
“Ne kemi përdorur më shumë unifikimin e dokumentacionit nëpërmjet një komunikimi elektronik përmes e-mailit.
Dhe vërehet se niveli i animimit i paraqitur nga konsumatori është ende i cunguar dhe kjo vjen si pasojë edhe e mungesës së informacionit mbi atë që kërkojmë ne si institucion”, u shpreh ndër të tjera Erion Prifti
NDIQNI EMISIONIN E PLOTË “ALERT” NË “ORA NEWS”