Ligji i ri: Në bazë të hapësirës së banesës, pronarët do të kenë në kuotë dhe përqindjen e pjesës së përbashkët. Ja si veprohet për apartamentet

Në projektligjin e ri për administrimin e bashkëpronësisë në ndërtesa parashikohet që edhe sipërfaqet e jashtme do të jenë pjesë e pronës.

Në këtë mënyrë në bazë të hapësirës së banesës pronarët do të kenë në kuotë dhe përqindjen e pjesës së përbashkët që pas miratimit të kësaj nisme do të cilësohet pjesë e pandarë dhe asnjë prej tyre nuk mund të tjetërsohen me shitje apo kalim të drejtash të ndara nga njëra tjetra.

Përcaktimi vendoset që në nenin dy të përkufizimeve.

“Kuotë e pjesëmarrjes në bashkëpronësi” është pjesa e pronësisë së pandashme në pronën e përbashkët, e cila shërben për përcaktimin e masës së pjesëmarrjes në shpenzimet e përbashkëta dhe në votim për pronarët e çdo njësie.

Kuota e pjesëmarrjes në bashkëpronësi, për çdo njësi, përcaktohet në bazë të raportit të sipërfaqes së njësisë individuale (në m2) me shumën e sipërfaqes së të gjitha njësive. Kuota e pjesëmarrjes në pronën e përbashkët dhe njësia nuk mund të tjetërsohen të ndara nga njëra-tjetra”, thuhet në përcaktimin e ri.

Po ashtu, në draft përcaktohet dhe detyrimi që do të kenë pronarët e apartamentit në pallat për të paguar tarifën mujore.

Sipas këtij përcaktimi nëse për tre muaj nuk bëhet pagesa atëherë do të veprojnë përmbaruesit, por këtë radhë me 30 për qind gjobë si dhe do të shlyejnë edhe faturën që do të marrin përmbaruesit. projektligji pritet të kalojë për miratim në qeveri dhe më pas të votohet në parlament

EMISIONET