Leku kesh tek ndërtimet dhe shërbimet/ Eksperti Elvin Meka: Ndikohet nga emigrantët e informaliteti i lartë
Qarkullimi i parase jashte sektoreve bankare sipas ekspertit Elvin Meka vjen si pasoje e informalitetit te larte ne vend, por edhe prurjet nga emigrantet.
Per te frenuar kete fenomen ai ka sugjeruar disa masa.
Fundviti qe lame pas shenoi rritje te parave qe qarkulluan jashte sektorit bankar.
Nje fenomen ky qe u evidentua edhe gjate periudhes se veres.
Kjo dukuri sipas ekspertit Elvin Meka lidhet me disa faktore.
‘’E para ka të bëjë me efektin e sezonalitetit pasi kjo rritje vihet re në momente të caktuara.
Sidomos kur ka fluks të lartë kryesisht të emigrantëve ose që kanë të bëjnë me sezonin e verës deri në festat e fundvitit.
Elementi i dytë ka të bëjë me një zgjerim momental të ekonomisë informale pasi këto janë para që qarkullojnë pak a shumë jashtë kanaleve zyrtare’’.
Eksperti thekson se pagesat kesh jane me te zakonshme ne sektorin e ndertimit dhe sherbimeve.
Per te kufizuar kete fenomen Meka sugjeron disa masa.
Vendosja e nje tavani per pagesat kesh mes indvideve për të kufizuar transaksionet me vlera të mëdha jashtë bankave per ekspertin do te kete nje ndikim te kufizuar pasi shumica e parave jashte bankave perdoret nga individe me te ardhura te uleta dhe pensioniste.