Kriza shkakton “tërmet” me kreditë, tek sektori privat ra me 18% në tetor

Normat e larta të interesit si dhe rritja e çmimeve kanë shkaktuar një tkurrje të kreditimit në muajin tetor. Kredia e sektorit privat ka shënuar rënie të deri në 18% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Gjithashtu, kredidhënia ka shënuar rënie edhe nga individët për blerjen e banesave.

Kriza e çmimeve dhe normat e larta të interesit kanë ndikuar në tkurrjen e kreditimit gjatë muajit tetor.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë kredia e re gjatë tetorit arriti rreth 19.2 miliardë lekë, duke pasuar një tkurrje krahasuar me periudhën paralele të vitit të kaluar ku kredia e re kapte shifrën e 22.6 miliard lekëve.

Gjithashtu pasiguria për të marrë kredi shihet dhe tek individët ku kredia e re fiksohet në 5.86 miliardë lekë, nga 6.5 miliardë lekë që ishte gjatë tetorit të kaluar, duke rënë me 11.54%, që është dhe niveli më i ulët i huasë së re për individët është regjistruar që prej tetorit të 2020-ës.

E njëjta situatë paraqitet edhe për kredinë e blerjes së një banese. Huaja për këtë të fundit regjistrohet në 2.96 miliardë lekë nga 3.23 miliardë lekë që ishte një vit më parë.

Normat mesatare të interesit kanë shënuar rritje të ndjeshme gjatë tetorit ndërsa ndikim direkt kanë patur dhe në kreditim më të ulët.

Sipas Bankës së Shqipërisë normat mesatare të interesit për kreditë e reja në lekë kanë arritur nivelet e 7.47% në 7.07 që ishin në shtator ndërsa në valutën europiane kanë arritur nivelin e 4.74%, nga 4.61% që ishin në muajin pararendës.

Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.

Kriza shkakton “tërmet” me kreditë, tek sektori privat ra

EMISIONET