Kriza “paralizon” qytetarët: Çmimet shumë të larta, Bordet në shërbim të Ramës

Rritja e çmimeve që vijon prej muajsh ka ngritur shqetësimin tek qytetarët se askush nga shteti nuk i kontrollon tregtarët për të shmangur abuzimet me këtë çështje. Përballë krizës ata shprehen se janë të pambrojtur dhe në vështirësi ekonomike për ta përballuar këtë krizë. Po ashtu, ata nuk kanë besim se qeveria do të marrë masa konkrete.

"Nëse politika ndjek këto politika jo të zbutjes por të ngritjes, do të vazhdojë situata."

Kriza e çmimeve që po ndikon çdo ditë e më shumë tek xhepat e qytetarëve sa vjen e rëndohet.

"Marramendëse, të paimagjinueshme për ti përballur një qytetar i thujeshtë apo një konsumator që jeton vetëm me pensionin."

"Nuk e përballojmë dot, rrogat janë shumë të ulëta."

"Çmimet shumë të larta, me zot ja dalim. Marrim ndonjë gjë dhe kur shkojmë në shtëpi nuk ke çfarë të hash."

Ata i konsiderojnë çmimet në të gjitha sektorët si shumë të larta, e për pasojë të vështira për t’u përballuar.

Kijimi i bordeve sipas tyre po e cënon edhe më shumë transparencën e çmimeve.

"Nuk kryen asnjë funksion. Bordi i naftës vertëm sa e ka ngritur çmimin, se për ta ulur fare."

"Bordet janë të Edi Ramës, jo ushqimeve. Flasim si do kryeministri dhe jo si e do populli dhe situata aktuale që është gjendja katastrofike."

Tregu duhet të jetë i lirë e të mos diktohet nga qeveria.

"Me çmim tregu, tavan. Tregu konkuron gjithmonë."

Për tregtarët, rënia e numrit të blerësve është një situatë e cila sa vjen e po i vë ata në vështirësi.

"Mosha kryesore që është konsumator për Shqipërinë kanë ikur."

Pushimet verore këtë vit, shumë pak do të kenë kënaqësinë ti përjetojnë, të tjerët duhet të përballen me krizën e cila sipas gjasave do të jetë e gjatë.

"Një pakicë e vogël do bëjë pushime, të tjerët…"

Protestat i shohin si e vetmja mënyrë për ndryshim, por sipas qytetarëve mungon organizimi i duhur për to.

Kriza “paralizon” qytetarët: Çmimet shumë tëKriza “paralizon” qytetarët: Çmimet shumë të

EMISIONET