Kreu i Hipotekës Kamzë-Vorë Agron Çerri, pazare në zyrë me legalizimet, tarifat e korrupsionit për dosjet

Kreu i Hipotekës Kamzë-Vorë Agron Çerri, pazare në

Kreu i Hipotekës së drejtorisë vendore së zonës Kamzë-Vorë, Agron Çerri, përfaqëson një nga nyjet më të zeza të korrupsionit në legalizime. Disa denoncime që kanë mbërritur në redaksinë e Pamfletit, përfshirë edhe disa materiale video, tregojnë se Agron Çerri e ka kthyer zyrën publike dhe lagjen e tij, në çerdhe pazaresh dhe shkëmbimi zarfesh me para për legalizimet.

Nuk ka dyshim që zyrat e hipotekës janë gangrena e korrupsionit në Shqipëri, por Agron Çerri, edhe për shkak të mbështetjes së fortë politike, është kthyer në makthin e qytetarëve dhe biznesmenëve, të cilët duan të zhvillojnë pronat e tyre.

Nga këqyrja e materialeve rezulton se Agron Çerri e ka çuar në një stad të ri korrupsionin me legalizimet. Drejtori Çerri kërkon në këmbim 5 deri në 10 mijë euro për çdo veprim për plotësimin e një praktike legalizimi, duke e shitur një dosje deri në 50 mijë euro.

Kur janë sipërfaqe të mëdha prone, ku synohet të ndërtohet, Agron Çerri përlan për një dosje legalizimi 100 deri në 150 mijë euro. Nga një regjistrim i kryer, Agron Çerri justifikohet me pretendimin se shumat e parave ia dërgon një ministri, i cili e ka vendosur në atë detyrë, dhe se vetë ai mban vetëm disa bakshishe.

Edhe pse me një rrogë modeste, Agron Çerri rezulton me udhëtime luksoze dhe shpenzime të dyshimta, të cilat nuk justifikohen me të ardhurat e ligjshme.

Çerri dyshohet se ka investuar vitet e fundit qindra mijëra euro në pasuri të paluajtshme në emër të njerëzve të besuar. Ashtu si disa kolegë të tij, Agron Çerri dyshohet se ka përvetësuar prona publike dhe private, përmes procedurave të paligjshme.

Një raport sekret policor e pëshkruan atë si një nga 'urithët' më aktivë të korrupsionit në administratë. Disa sinjalizime për aferat e Agron Çerrit mbahen të fshehura nga institucionet anti-korrupsion të qeverisë. /Burimi: "Pamfleti.net"

EMISIONET