Kredia për prona u rrit! BSH: 252 mld lekë u lëvruan në 3 mujorin e fundit të 2024. Rritje edhe kreditë për biznese
Kredia për prona shënoi rritje në tre mujorin e fundit të vitit 2024 duke arritur një total prej 252 miliardë lekësh. Gjithashtu, kredia totale për individët dhe bizneset arriti në 810 miliardë lekë, me rritje të theksuar në huatë afatgjata.
Rreth 252 miliardë lekë kredi për pasuri të patundshme u dhanë nga bankat vetëm në tre mujorin e fundit të vitit 2024.
Të dhënat e Bankës së Shqipëriëë tregojnë se kjo shumë e lëvruar në portofolin e kredive për prona, shënon një rritje me 11,5% në shifra, ose 26 miliarde leke me shume se po e njejta periudhe e nje viti me parë.
Kredia për individët dhe bizneset shënoi nje rritje me 13,1% krhasuar me 2023 duke u zgjeruar ne masen e 810 miliarde leke gjate kesaj periudhe.
Marre nga janari deri ne dhjetor huaja per shtepi eshte rritur me rreth 20 miliarde, ndersa ajo e biznesvee dhe individeve me rreth 75 miliarde.
Por cilat nga llojet e kredise kane shfaqur me shume interes bizneset dhe invididet?
Sipas te dhenave kredia afatgjate ka nje zgjerim me 277 miliarde leke, duke u rritur merreth 34 miliarde leke, ndjkeur me pas nga huaja afatshkurter me 169 miliarde dhe afatmesem me 101 miliarde.
Nese bejme nje krahasim ne harkun e 5 viteve te fundit si kredia per pasurite e patundshme ashtu edhe ajo dhene bizneseve dhe individeve ka vijuar trendin rrites