Kredi për shtëpi e konsum/ Kryeqyetasit morën 152 mld lek për banesa në fund të 2024

Tirana është qyteti me numrin më të madh të kredive në vend, ku pjesa më e madhe përdoret për blerje banese.

Pas saj vijnë Durrësi, Shkodra dhe Elbasani, ndërsa rritje e kërkesës për kredi konsumatore vërehet edhe në qytete si Lezha, Durrësi dhe Shkodra.

Banorët e Tiranës janë kredimarrësit me të mëdhej në vend!

Nga 309 miliarde lekë dhene ne fund te 2024, kryeqytetasit morën 207 miliarde leke, thene ndryshe rreth 64% te te gjitha kredive per individe ne Shqiperi.

Te dhenat e Bankes se Shqipërisë tregojne se Tirana kryeson ne dhenien e huave per blerjene banesave me rreth 152 miliarde leke.

Pas Tiranës vjen qyteti bregdetar i Durresit me me 13 miliarde leke kjo e nxitur edhe zhvillimet insftrukturore ne kete qytet

Shkodra dhe Elbasani ruajne te njejten vlere me 4 miliarde sa i takon kreditimit per blerje banese, ndjkeur me pas nga Vlora, Korça, Fieri dhe Lezha perkatesisht me 5,2,4 ,dhe 3 miliarde leke.

Sa i takon kredise per kopnsum pervec nevojes per financim nga qytetaret ne kryeqytet, verehet edhe nje kerkese ne rritje ne qytete te tjera.

Sipas te dhenave ne Tiranë jane dhene 48.1 miliarde , ndjkur me pas nga durresi me 6.9 miliarde.

Ajo cka verehet eshte nje rritje e financimit per konsum dhene banoreve ne Fier me 3 miliarde, Ahkodra me 3,1 miliard duke lene pas qytetin e Vlores me 2 miliarde leke

EMISIONET