Koti: Ndërhyrja e qeverisë tek çmimet, formë diktature. Të penalizohen kompanitë që vendosin çmime të pakontrolluara

Deputetja e PD Serina Koti, shprehet se ndërhyrja e qeverisë në vendosjen e çmimeve është një formë diktature.

Në një intervistë për RTV Ora, me gazetaren Besmira Pelushaj, shprehet se detyra e qeverisë është që të krijoj rregullatori që merret me çmimin dhe situatën në tregje.

Serina Koti: Është për të të ardhur që pas kaq 30 vitesh demokraci qeveria ndërhyn për të kontrolluar tregun e lirë. Ne jemi në një treg kapitalist ku çmimi duhet të vendoset nga kërkesë-oferta, por duke parë situatën që nuk kontrollon dot oligopolet dhe monopolet, shkakton që çmimet në Shqipëri, sidomos në produktet bazë të bëjnë të mundurekzistencën e oligopoleve dhe monopoleve. Kjo është detyra e qeverisë për të mos lejuar krijimin e këtyre kompanive për të vendosur çmimet për produktet që konsumon konsumatori. Roli i qeverisë është një lloj rregullatori për të mos ndërhyrë në vendosjen e çmimeve.

Ajo tha se duhet të ketë institucione që të marrin masa për kompnaitë që vendosin çmime të pakontrolluara për konsumatorët.

Serina Koti: Në Shqipëri duke mos pasur një zbatim të legjislacionit të autoritetit të konkurrencës që nuk merr masa duke penalizuar kompani të cilat vendosin çmime të pakontrolluara ose çmime që nuk janë reale me çmimet e bursës, e gjithë pasoja është në kurriz të konsumatorit.

Koti shprehet se nafta në vendin tonë duhet të ishte 165 lekë.

Serina Koti: Është e vështirë për të mbajtur çmimet fikse për një kohë të gjatë duke marrë parasysh se çmimet në bursë kanë lëvizur. Nafta duhet të ishte me çmimin gati 165, nuk mund ta mbajnë ende me çmimin e vendosur nga qeveria deri në datën 21 mars.

Përgatiti Anila Kolgjini

EMISIONET