"Korrupsion endemik", PD: Raporti i DASH çertifikatë turpi për qeverinë Rama

Investitorët e huaj e perceptojnë Shqipërinë si një vend të vështirë për të bërë biznes duke përmendur korrupsionin endemik.

Ky është një nga konkluzionet e raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit ku nënvizohen problemet në gjyqësor dhe prokurimet publike, konkurrenca e pandershme, ekonominë informale, ndryshimet e shpeshta të legjislacionit fiskal dhe zbatimi i dobët të kontratave.

Për nënkryetarin e PD-së Luçiano Boçi ky raport i DASH është një çertifikatë turpi për qeverinë Rama.

Konstatimet e shprehura aty mund të merren fare mirë si tekst për një manual të korrupsionit. Partia Demokratike vëren, me dhimbje dhe rikonfirmim se ato qe thuhen në raportin amerikan ne i trumbetojmë prej kaq kohësh nga kjo foltore.

Çfarë thuhet në këtë raport të Departamentit të Shtetit po e listojmë shkurtimisht më poshtë:

-Investitorët e huaj e perceptojnë Shqipërinë si një vend të vështirë për të bërë biznes.

-Investiorrët përmendin korrupsionin endemik, në gjyqësor dhe prokurimet publike, konkurrencën e pandershme, ekonominë informale, ndryshimet e shpeshta të legjislacionit fiskal dhe zbatimin e dobët të kontratave
-Përdorimi i vazhdueshëm i kontratave PPP ka reduktuar mundësitë për konkurrencë, duke përfshirë investitorët e huaj, në infrastrukturë dhe sektorë të tjerë.
-Analizat e dobëta kosto-përfitim dhe mungesa e ekspertizës teknike në hartimin dhe monitorimin e kontratave PPP janë shqetësime të vazhdueshme”.
-Investitorët amerikanë ndeshen me korrupsion dhe praktika joformale të biznesit.
-Të drejtat e pronësisë vazhdojnë të jenë një sfidë në Shqipëri, sepse një titull i qartë është i vështirë për t'u marrë.
-Ka pasur raste të individëve që dyshohet se kanë manipuluar sistemin gjyqësor për të marrë tituj të paligjshëm të tokës. Mbivendosja e titujve të pronësisë është një çështje serioze dhe e zakonshme.
-Procesi i kompensimit për tokat e konfiskuara nga ish-regjimi komunist vazhdon të jetë i rëndë, joefikas dhe i pamjaftueshëm.
-Shqipëria vazhdon të ketë rezultate të dobëta në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit të Transparency International.
-Shqipëria vazhdon të renditet ulët në Indeksin Global të Inovacionit, e 84-a nga 132 vende.

Ndërkaq, anëtari i Këshillit Kombëtar, Dorian Teliti ka sjellë në vëmendje një tjetër raport të OKB ku theksohet se 1 në 3 shqiptarë jeton në pasiguri ushqimore. Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD shprehet se kjo analizë tregon se qeveria duhet të rishikojë buxhetin dhe të miratojë nëj paketë ndërhyrjeje

Pavarësisht rritjes së çmimeve dhe raporteve të ndërkombëtarëve qeveria shqiptare deri tani ka miratuar vetëm një paketë ndihme duke i dhënë 3 mijë lekë për tre muaj një pjese të pensionistëve. Po ashtu u refuzuan të gjitha kërkesat për ulje të taksave.

EMISIONET