“Kontenierët inteligjentë” nuk funksionojnë, mediet: Bashkia Tiranë shpenzoi 900 mijë euro, nuk kryejnë punë

Bashkia e Tiranës shpenzoi 900 mijë euro për blerjen e kontenierëve që do lehtësonin procesin e diferencimit të mbetjeve, por ky proces nuk po kryhet. Për këtë qëllim janë kryer dy prokurime, por pas denoncimeve mbi punën në landfill vërehet se nuk ka ndarje për qëllime riciklimi.

“Kontenierët inteligjentë” nuk funksionojnë,
Bashkia e Tiranës shpenzoi 900 mijë euro për teknologjinë e depozitimit të mbetjeve në kontenierë nëntokësorë për të lehtësuar procesin e riciklimit.

Në një investigim të bërë nga mediat, Bashkia e Tiranës, nëpërmjet kompanisë me shumicën e kapitalit publik, “Eco Tirana” ka bërë dy tendera për blerje sistemi të ri për mbledhjen e mbeturinave. 

Tenderi i parë është hapur në nëntor të vitit 2021, me vlerë 754 mijë euro.

Sipas dokumentave të tenderit, rezulton se “Eco Tirana” ishte e interesuar për blerjen e 12 kontenierëve parafabrikat me vëllim 5 metra kub, për grumbullimin e veçuar të ambalazheve (plastikë, kanaçe, qelq, letër, karton).

Në vijim të kontratës në nëntor të vitit 2022 u hap një tjetër procedurë me vlerë 154 mijë euro, për blerjen e kontenierëve.

Dy kompanitë fituese të këtyre tenderave kanë emra të ngjashëm, si edhe kanë të njëjtën adresë, në Cuneo të Italisë.

Por javën e shkuar, deputetja Monika Kryemadhi publikoi pamje me dron, të cilat kishin filmuar mënyrën se si trajtohen mbeturinat në landfillin e Tiranës.

Në video tregohet se koncesionari, jo vetëm që nuk i djeg mbetjet urbane, për të cilat paguhet 29 euro për ton, por as nuk bën përpjekjen më të vogël për diferencimin e tyre sipas llojit për të vijuar me riciklimin.

EMISIONET