Konfindustria kërkesë Bordit: Ulni çmimin e naftës, ka rënë në bursë, shteti i kapur nga kartelet

Konfindustria kërkesë Bordit: Ulni çmimin e naftës, ka

Konfindustria i kërkon Bordit të Transparencës ndërhyrjen e menjëhershme për uljen e çmimit të karburanteve në treg.

Konfindustria bën me dije se çmimi i naftës në tregjet ndërkombëtare në 2 javën e parë të muajit gusht 2022 ka rënë në mënyre të ndjeshme nën 95$/fuçi ndërsa në tregun shqiptar vazhdon çmimi i fiksuar prej pothuaj 2 javësh në 221 lekë/litër në shitjet me pakicë.

Konfindustria thekson se mbështetur në vlerësimet krahasuese të periudhave të mëparshme, çmimi i naftës më pakicë sot në treg duhet të ishte të paktën nën 200 lekë/litër.

“Mosndërhyrja e përsëritur në kohë e Bordit të Transparencës për uljen e çmimit është tregues i qartë i kapjes së shtetit nga karteli i kompanive të naftës si edhe përpjekje për të shtuar të ardhurat buxhetore nëpërmjet “shtrydhjes” së bizneseve dhe qytetarëve shqiptarë. Është shumë shqetësuese dhe goditje e rëndë shkatërruese për zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë kombëtare rritja e fortë e të ardhurave të planifikuara në buxhetin e shtetit në kushtet e inflacionit të lartë dhe me kah rritës.

Në 6 mujorin e parë të vitit 2022 të ardhurat në buxhet janë shtuar me afër 200 milionë euro drejtpërdrejtë të lidhura vetëm më rritjen e çmimeve. Inflacioni i raportuar zyrtarisht nga Banka e Shqipërisë është 7.8%, ndërkohe sipas të dhënave reale është mjaft më i lartë. Çmimet e larta në nivel absolut botëror të karburanteve në Shqipëri, gërshetuar me çmimet e ulta krahasuese në rajon kanë pasoja të forta shkatërruese sidomos për prodhimin vendor dhe industritë, që rrezikojnë qartësisht rrezikun e falimentimit.”

Konfindustria thekson se çmimet e larta të karburanteve janë ndër faktorët kryesorë edhe të goditjes ndaj sektorit strategjik të turizmit në vitin 2022 në vazhdim.

EMISIONET