Kompanitë që mund të marrin kredi me mbështetjen e qeverisë
Kompanitë që importojnë produktet për të cilat qeveria ka vendosur monitorimin e çmimeve do të kenë mundësi të marrin kredi me mbështetje të qeverisë.
Mazhoranca ka kërkuar në Kuvend miratimin e aktit normativ, duke theksuar se do të krijohet një rezervë për të shmangur krizën e furnizimit nga lufta në Ukrainë
Përballë komisionit te Ekonomisë dhe Veprimtarisë Prodhuese ministrja Delina Ibrahimaj u shpreh se numri i kompanive është i vogël
Tashmë akti normative do ti nënshtrohet dhe votës në parlament, për tu miratuar edhe formalisht.