Kompanitë kompensim për rritjen e çmimeve, Braçe oponencë pr/ligjit, Spaho: Pse nuk kompensohen qytetarët?

Për shkak të rritjes së çmimeve deri në 30% të vlerës do të marrin si kompensim financiar për disa materiale ndërtimi, kompanitë e të cilat kanë 51% kapital shtetëror. Akti Normativ është diskutuar në Komisionin e Ekonomisë, ku deputeti Edmond Spaho ka kërkuar edhe shpjegim përse nuk kompensohen me të njëjtën logjikë, qytetarët për rritjen e çmimit të naftës.

Tirane- Akti normative për kompensimin financiar të çmimit për disa materiale ndërtimi, sipas përcaktimeve në kontratat publike për punë, si pasojë e rritjes së çmimeve muajt e fundit ka kaluar për diskutim në Komisionin e Ekonomisë.

Ky akt parashikon kompesimin e ndërrmarrjeve të cilat kanë 51% kapital shtetëror, kompesim i cili përcaktohet maksimalisht deri në 30%.

Oponencën kryesore të këtij akti normative e bëri deputeti socialist, Erion Braçe i cili theksoi se nuk duhen të tolerohen ato kompani që i kanë tejkaluar afatet e punimeve.

Erjon Braçe: Nëse ka tejkalime në afate pa u justifikuar nuk ka pse paguan qytetari koston e kompanive, që mezi mobilizohen, duan të bëjnë punën e 20 punëtorëve me 10 punëtorë. Duan e bredhin lart e poshtë për të gjetur çmimin më të lirë dhe në fund nuk e gjejnë e humbin kohë. Marrin 20 punë e vonohen se nuk kanë kapacitete financiare për tiu përgjigjur.

Ndërkaq deputeti demokrat Edmond Spaho kërkoi shpjegim se përse po kompensohen kompanitë, të cilat përfitojnë nga kontratat me shtetin dhe jo qytetarët.

Edmond Spaho: "Pse nuk ua kompesojmë qytetarëve me të njëjtën masë. Lëmë të paguajnë çmimin e naftës me 260 lekë, ndërsa firmave të ndërtimit ua kompensojmë një për një.

Argumenti kryesor për këtë akt normative nga mazhoranca është shumë ndërrmarrje kanë ndaluar punën për shkak të rritjes së çmimit të çimentos, hekurit, tubave plastikë, zinkut, aluminit, bitumit dhe brakrit, për të ciulat parashikohet të marrin edhe kompesimin.

EMISIONET