Kina ia kalon Gjermanisë, bëhet tregu kryesor i importit në Mbretërinë e Bashkuar

Kina ia kalon Gjermanisë, bëhet tregu kryesor i importit në

Më shumë se një vit pas daljes nga Bashkimi Europian, Britania ka gjetur tregje të reja duke e veçuar Azinë ndër partnerët e saj kryesorë.

Kina e ka tejkaluar Gjermaninë për t'u bërë tregu më i madh i importit në Mbretërinë e Bashkuar për herë të parë.

Mallrat e importuara nga Kina u rritën me 66% nga fillimi i 20180-ës,  në 24 miliardë dollarë në tremujorin e parë të këtij viti, tha Zyra për Statistikat Kombëtare.

Ndërkohë importet nga Gjermania pësuan rënie në të njëjtën periudhë, raporton BBC.

Ndryshimi erdhi ndërsa tregtia me Bashkimin Evropian u ndërpre për shkak të Brexit.

Gjithashtu pandemia rriti kërkesën për mallrat kineze.

Shifrat tregojnë se ka rritje të importeve nga Kina, për sa i përket tekstileve të përdorura për maska ​​për fytyrën,  pajisje të tjera personale mbrojtëse, si dhe kërkesa të larta për pajisjet elektronike.

Kina i zuri vendin e parë Gjermanisë pas 24 vitesh, pasi kjo e fundit i uli eksportet drejt Britanisë me mbi 17 miliardë dollarë.

Edhe pse Bashkimi Europian mbetet partneri më i madh tregtar, autoritetet thonë se vendimi për të dalë nga tregu i përbashkët ka pasur ndikim të pamohueshëm në raportet dypalëshe.

Tregtia me vendet e BE-së u reduktua me 23 për qind nga viti 2018.

Kryeministri britanik, Boris Xhonson, thotë se situata do të ndryshojë teksa palët përshtaten me marrëdhënien e re dhe hyjnë në marrëveshje me shtete të tjera.

Pandemia e muajve të fundit, ndërkohë, rriti kërkesën për mallrat të prodhimit kinez, siç janë tekstilet, maskat e fytyrës dhe pajisje të tjera për mbrojtjen personale, apo aparatet elektronike.

Kina ishte edhe ekonomia e madhe e vetme që vitin e kaluar regjistroi rritje ekonomike duke iu shmangur më lehtë efekteve të pandemisë.

 

 

 

EMISIONET