Kërkohet minimumi jetik, në 1 tetor Organizata Politike në terren për mbledhjen e firmave

Ekspertët e ekonomisë janë të mendimit që në Shqipëri duhet të shpallet zyrtarisht minimumi jetik.

Eduart Gjokutaj, ekspert ekonomie, në një intervistë për Ora News deklaron se minimumi jetik është shuma monetare e një sërë produkteve bazë të njeriut që është domosdoshmëri.

"Minimumi jetik është bazamenti, themelet mbi të cilin bazohen politikat e mbështetjes sociale dhe politikat në terësi pastaj dhe të sistemit të pagave, ajo që quhet pagë minimale. Duke nisur se llogaritet një minimum jetik i caktuar bëhen dhe politikat në buxhetin e shtetit, të cilat i referohen pastaj sipas minimumit jetik dhe shumës përkatëse që duhet tu japë shtresave në nevojë, pensionistëve dhe gjithë atyre që përfitojnë nga buxheti i shtetit për shkaqe të ndryshme".

Rritja e çmimeve të produkteve të shportës por jo vetëm ka detyruar aktivistët e Organizatës Politike që të dorëzojnë në KQZ të gjithë dokumentacionin për një iniciativë ligjore qytetare për njohjen nga shteti të minimumit jetik.

"Në 2021 një studim i mbështetur nga Avokati i Popullit e ka nxjerrë shifrën e minimumit jetik për një person rreth 180 mijë lekë në muaj. Qeveria nuk ka shprehur as minimumin e vullnetit për ta njohur me ligj minimumin jetik. Prandaj sot ne nisim procedurat e një iniciative ligjore nga poshtë, nga vetë qytetarët."

Sipas aktivistëve, data 1 tetor do ti gjejë ata në terren për të mbledhur firmat e qytetarëve në Tiranë por dhe në rrethe.

EMISIONET