KE: Borxhi publik në Shqipëri arrin në 82.7% të PBB-së, rekord në rajon

Borxhi publik në Shqipëri shënon shifrat rekord të tij duke arritur në nivelin e e 82.7 të prodhimit të të brendshëm bruto në tremujorin e dytë 2022. Sipas raportit më të fundit të hartuar nga Komisioni Europian për vendet kandidate dhe para kandidate për anëtarësimin në BE tashmë Shqipëria renditet e para në rajon me borxhin publik më të lartë.

Si pasojë e politikave financiare të ndjekura vitet e fundit, qeveria “Rama” e ka çuar borxhin publik në shifra rekord.

Komisioni Europian raporton se borxhi që qeveria ka marrë për të kryer shpenzime shtesë që nuk arrijnë të mbulohen nga të ardhurat buxhetore vlerësohet të ketë arritur në 82.7% të prodhimit të Brendshëm Bruto në tremujorin e dytë 2022.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Duke iu referuar shifrës në fjalë që bëhet me dije në raportin më të fundit të Komisionit Europian për vendet kandidate dhe para kandidate, rezulton se ky është niveli më i lartë në rajon, duke ia kaluar edhe Malit të Zi, që deri tani kishte borxhin më të lartë deri tani.

Sipas raportit të Komisionit Europian, stoku i borxhit publik u rrit në 82.7% të PBB-së, në rritje nga 74.9% në tremujorin e mëparshëm dhe 68.8% të PBB-së një vit më parë.

Ndërsa Ministria e Financave, në buletin e borxhit publik e raporton nivelin e borxhit në nivele shumë më të ulëta prej 69.5% të PBB-së në tremujorin e parë 2022, në rënie nga 73.1% në fund të vitit 2021. Në rajon, nivelin më të ulët të borxhit publik e ka Kosova, Bosnje Hercegovina, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Mali i Zi.

Në vitin 2020, të gjitha vendet e rritën borxhin publik, teksa qeveritë hartuan paketa ndihme për të mbështetur ekonominë që u godr nga karantinat për frenimin e përhapjes së Covid-19.

Rekordin e arriti Mali i Zi, që e çoi borxhin në mbi 100% të PBB-së. Shqipëria, ndonëse e rriti borxhin dha paketat më të ulëta të ndihmës me rreth 1% të PBB-së, sipas vlerësimeve të Fondit Monetar Ndërkombëtare.

Më pas, me rimëkëmbjen e ekonomisë borxhi filloi uljen në të gjitha vendet, por në Shqipëri, sipas shifrave të Komisionit Europian rezulton që tendenca është në rritje.

EMISIONET