Kanabisi i përket të ardhmes, thotë firma më e madhe e duhanit

Kanabisi i përket të ardhmes, thotë firma më e madhe e

Firma më e madhe e duhanit në Mbretërinë e Bashkuar thotë se e sheh kanabisin si pjesë të së ardhmes së saj ndërsa përpiqet të largohet nga shitja e cigareve tradicionale.

“British American Tobacco” tha se donte të "përshpejtonte" transformimin e tij duke zvogëluar ndikimin produkteve të saj në shëndet.
Në Mars, BAT mori në dorë prodhuesin kanadez te kanabisit mjekësor Organigram.

Firma gjithashtu nënshkroi një marrëveshje për të hulumtuar një gamë të re të produkteve të kanabisit për të rritur, fillimisht i përqëndruar në kanabidiol (CBD).


“Ndërsa mendojmë për aksionet tona në të ardhmen, sigurisht përtej produkteve të nikotinës janë interesante për ne si një valë tjetër e rritjes në të ardhmen.” Tha shefi i BAT, Jack Bowles.

Firma aktualisht është duke provuar një produkt CBD vape në Mançester.

"Unë mendoj se CBD vape është pjesë e së ardhmes, por sfida e tanishme është zvogelimi i dëmit shëndetësor nga duhani dhe alternativat e tjera të nikotinës, duke inkurajuar njerëzit që ta zëvendësojnë".

Nga nxjerrja e rezultateve të tij në gjysmë viti, në fund të qershorit, gjiganti i duhanit raportoi një rritje prej 8.1% në të ardhurat në 12.18 miliardë funte.

Ai tha se më shumë se një e treta e të ardhurave të tyre në Mbretërinë e Bashkuar vijnë tani nga markat e ‘Vaping’ si Vuse, Velo dhe glo.

Gjigandi i duhanit gjithashtu pa fitim më të shpejtë nga klientët e rinj, me përdoruesit e produkteve jo të djegshme - të tilla si ‘vaping’ - duke kaluar nga 2.6 milion në 16.1 milion.

EMISIONET