"Jemi ku thërret qameti!" Çmimet paralizojnë blerjet. Qytetarët blejnë më pak, tregtarëve po u prishet malli

Familjeve shqiptare po u vështirësohet gjithnjë e më shumë jetesa e përditshme teksa çmimet vijojnë e rriten. Nga kjo situatë janë të pakënaqur edhe tregtarët, të cilët deklarojnë po shkojnë drejt falimentit.

Situata ekonomike po i detyron qytetarë të blejnë më pak. Çdo ditë përballen me çmime që janë të pakënaqshme për ta.

Shprehen se e kanë të vështirë ta përballojnë këtë kosto jetese teksa presin mbështetje të menjëhershme financiare nga qeveria.

"Nuk është normale. Janë ngritur shumë. Për ato ëq nuk kanë nuk dinë si mund ta përballojnë. Është shumë keq. Këtu në Shqipëri po nuk bëre ndonjë manovrim tjetër mund të vdesësh për bukë" thotë një qytetare.

Veten nuk mund ta krahasojnë as me banorët e vendeve të tjera të rajonit.

Por situata mbetet shqetësuese për tregtarët të cilët po falimentojnë.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Të tjerëve u kalbet malli duke pritur ta shesin.

"Klientët kanë ikur fare, pleqëria nuk ha, rinia ka ikur. Nuk ka konsum fare. Ato që vijnënuk kan ëlekë. Ne jemi ku thërret qameti"" thotë një tregtare.

Mijëra familje në nevojë dhe pensionistë mbetën pa bonusin prej 3 mijë lekësh gjatë muajve të verës, teksa është premtuar se në shtator do të aplikohet paketa e dytë e ndihmës financiare.

 

EMISIONET