Investitorët shqiptarë drejt Kosovës, 600 biznese vendosen në Prishtinë, financimi shkon në 60 milionë euro
Rreth 600 biznese aktive shqiptare operojnë në tregun e Kosovës duke financuar me rreth 60 milionë euro. Sipas raportit të Bankes se Kosovës, Shqipëria arrin të jetë investitori i pestë më i madh në Kosovë. Ekspertët shprehen se shkak janë lehtësirat fiskale, por po ashtu dhe skemat e rifinancimit.
Biznesmenët shqiptarë po e shohin Kosovën gjithnjë e më shumë si një mundësi e mirë për zhvillimin e investimeve të tyre.
Vetëm në 6 mujorin e parë të këtij vlera e financimeve arriti në vlerën e 60 milionë eurove.
Në një intervistë për RTV Ora, eksperti i ekonoimisë Genti Beqiri shprehet se rifinancimi i aktiviteteve në disa sipërmarrje, ka ndiuar që investitorët shqiptar ta shikojnë prishtinën si një mundësi më të mirë
Genti Beqiri: Një shifër rekord në këtë aspekt. Kryesisht në sektorin e ndërtimit, hidrokarburit apo ndërmjetësimit financiar”
Banka Qëndrore e Kosovës në raportin e fundit shprehet se Shqipëria është shndërruar në investitorin e pestë më të madh. Kreu i Odës së Biznesit në Kosovë nënvizon faktin se janë rreth 600 biznese shqiptare aktive.
Shahini: Bizneset e Shqipërisë trajtohen shumë mirë në Kosovë. Janë gjithmonë të mirëpritur dhe u jep siguri.
Por çfarë lehtësirash ofron Kosova duke e bërë treg tërheqës?
Shahini: Bizneset shqiptare nuk trajtohen askund më mirë se në Kosovë.
Sipas Shahinit marrëveshjet mes dy qeverive, ende nuk kanë dhënë ndikimin e duhur në shkëmbimet tregtare pasi ende nuk kanë filluar të zbatohen.