Investimi i parë në Butrint, kompania japoneze realizon supeqendrën e pritjes

Përmes një konference për mediet Kryetari i bordit i fondacionit shqiptaro-amerikan Michael D.Granoff, ka shuar debatet mbi menaxhimin e projekteve në Shqipëri.

Sipas tij asnjë para nuk shkon në fitime por në investime, madje duke theksuar se është donator.

E njëjta formë do të përdoret për  Butrintin, ku edhe gjykata kushtetuese ka firmosur për menyrën e re të administrimit përmes fondacionit të krijuar për këtë qëllim.

‘’A mund ta bëjmë Butrintin të funksionojë në mënyrë më të efektshme në mënyrë më të qëndrueshme me qëllim që të ruajnë trashëgiminë kulturore që është aty dhe me rritjen e turizmit të ofrojmë një mënyrë të qëndrueshme’’.

Investimi i parë do të jetë për qendrën e pritjes, e cila do realizohet nga një kompani Japoneze e impakti do të shfaqet në arenën ndërkombëtare.

‘’Kur nga Japonia kanë rënë dakord të projektoje atë që do jetë qendra e re e vizitorëve për Butrintin në një godinë që mund të fitojë cmime në mbarë botën’’.

Edhe piramida e Tiranës administrohet nga fondacioni, ndërsa të ardhurat e qirave të bizneseve aty do shërbejnë për më shumë shërbime për të rinjtë.

‘’Ne sollëm një program për arsimin dixhital në Shqipëri që quhet ‘’Tumo’’ që faktikisht filloi në Armeni dhe është një nga programet kryesuse për ti mësuar pjesën dixitale fëmijëve’’.

Ne takimin e organizuar me rastin e 15 vjetorit te anganzhimit financiar ne vendit tone palet shtuan se jane 80 projekte, ne Shqiperi ne fusha te ndryshme duke perfshire ketu arsimin, biznesin, trashegimine kulturore turizmin dhe inovacionin.

EMISIONET